Kosovarja e mahnit jurinë e “The Voice of Finland”, ngrehen në këmbë dhe e duartrokasin

Prishtinë | 29 Jan 2022 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Se kosovarët janë të talentuar në muzikë tashmë kjo është dëshmuar. Së fundmi 16 vjeçarja, Argjenda Aliu është bërë pjesë e “The Voice of Finland”.

Ajo interpretoi mahnitshëm këngën ‘Yours’ të këngëtares së njohur, Ella Henderson, me ç’rast ajo ka bërë që të gjithë anëtarët e jurisë të kthejnë karriget e tyre e të jenë të habitur pas zërit të mrekullueshëm të saj që vazhdimisht pushtonte skenën. Ata në fund edhe u ngritën në këmbë duke duartrokitur këngëtaren e vogël.

Së bashku me skenën, ajo arriti edhe të kaplonte zemrat e publikut, duartrokitjet e së cilëve dëgjoheshin furishëm në transmetimin e sotshëm në “The Voice of Finland”.

Ndërsa, lajmin për të e ka bërë të ditur mësuesja e saj, Teuta Kurti.

“E lumtur e lumtur e lumtur  Argjenda bëre që të kthehen të gjithë pjestarët e jurisë, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Të dua“, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=3090245791219239

Të ngjashme