Utta Ibrahimi ka arritur sot në majën e Everestit. Raportohet se alpinistja kosovare vendosi flamurin e shqiptar dhe kosovar atje.
Arritja e Uttës bëhet edhe më emocionale kur dihet se vetëm dje në Everest kanë vdekur tre persona dhe një është zhdukur.
Lajmin e bëri të ditur kompania Butterfly Outdoor Adventure.
Data 22 Maj 2017 do të shënohet si momenti historik kur kosovarja e parë arriti të shkelë në Mount Everest, majën më të lartë në botë.