Malet misterioze, të cilave nuk iu është ngjitur askush

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 14:37 | Nga

Në 160 vitet e fundit kur alpinizmi u bë mjaft popullor, ne kemi pushtuar shumicën e majave më të mëdha të botës. Everest, K2, dhe Kilimanxharo janë ngjitur në mënyrë të përsëritur, siç ka edhe qindra të tjerë që shumica prej nesh nuk i kanë dëgjuar ndonjëherë. Por ne kemi ende një rrugë të gjatë nga pushtimi i çdo mali mbi Tokë.

Komiteti i Monitorues i Malit Everest, pretendon se ka “një pafundësi” malesh, të cilave nuk iu është ngjitur askush se sa ato që tashmë janë eksporuar deri në majë. Problemi i vetëm është se ne nuk jemi 100 përqind të sigurt se cilat janë ato. Nuk ka asnjë bazë të dhënash qëndrore, që të përmbajë të dhënat mbi këtë gjë.

Ndërsa disa janë të dukshëm, të tjerët jo. Në të kaluarën, publikimi i dëshmive të një ngjitjeje të suksesshme në një majë të errët, ishte jashtëzakonisht jopraktik. Për pasojë, ne shpesh duhet të mbështetemi tek fjala e njerëzve që kanë vdekur shumë kohë më parë dhe që pretendonin se kishin arritur me sukses në një majë, pavarësisht se nuk kishin asnjë arsye bindëse përtej “nderit”, për të pranuar nëse ata do të kishin dështuar. Prandaj, ka problemet me vetë të dhënat. Shumë, sidomos nga ekipet japoneze dhe koreane, nuk janë përkthyer kurrë në anglisht ose bërë gjerësisht të arritshme. Shumë të tjerë nuk janë dixhitalizuar. Ne e dimë se ka maja misterioze që ende nuk janë pushtuar, por identiteti i tyre është po aq misterioz sa vetë malet./Bota.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme