Kosovarja e parë pushton Everestin

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 10:20 | Nga

Utta Ibrahimi ka arritur sot në majën e Everestit. Raportohet se alpinistja kosovare vendosi flamurin e shqiptar dhe kosovar atje.

Arritja e Uttës bëhet edhe më emocionale kur dihet se vetëm dje në Everest kanë vdekur tre persona dhe një është zhdukur.

Lajmin e bëri të ditur kompania Butterfly Outdoor Adventure.

Data 22 Maj 2017 do të shënohet si momenti historik kur kosovarja e parë arriti të shkelë në Mount Everest, majën më të lartë në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme