Kosova do të ketë punë shumë më të vështirë në përballjen e dytë me përfaqësuesen e Lituanisë në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.
Në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve evropiane për botërorin e vitit të ardhshëm, Lituania e pret Kosovën më 26 shkurt. Ndeshja i takon Grupit C në të cilin prinë Lituania me katër pikë, para Polonisë e Hungarisë, që kanë nga tri pikë. Kosova është e fundit në grup me dy pikë.
Për Lituaninë në ndeshjen e 26 shkurtit do të luajnë edhe lojtarët lituanë të klubeve të Euroligës, garës elitare evropiane për skuadrat e basketbollit. Lituania ishte paraqitur pa lojtarët e Euroligës dhe të NBA-së kur u përball me Kosovën më 24 nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë, në hapje të eliminatoreve.
Ndonëse pa lojtarët kryesorë të saj, superfuqia e basketbollit, Lituania, fitoi bindshëm, me rezultatin 99:61. Kosova ishte mbajtur mirë në pjesën e parë, por në të dytën lituanët bën dallimin.
Dhe dallimi në cilësi do të jetë edhe më i madh në ndeshjen e dytë. Emrat e lojtarëve lituanë lënë të kuptohet kjo.