Profesori universitar, Ibrahim Berisha, ka thënë së Republikës së Kosovës i duhet një strategji nacionale për ta fituar betejën kundër propagandës të Serbisë.
“Pse duhet kushtuar kaq shumë vëmendje Qeverisë së Serbisë çka flet? Ajo nuk flet për atë që bënë dhe mendon të bëjë. Ajo do që shqiptarët dhe shteti i Kosovës, si humbësi në mjegull, të vrapojnë pas agjendave të saj mashtruese”.
“Duhet një strategji nacionale për të fituar betejën kundër propagandës kaq agresive të Serbisë”, ka shkruar Berisha në profilin e vet në “Facebook”.