Xhevdet Hyseni, kryetar i Shoqatës së Hotelerisë dhe Turizmit, në “Ditën e Hotelerisë”, tregoi për gala mbrëmjen e hotelierëve dhe gastronomëve, që mbahet më 25 janar në Gjakovë dhe festivalin e turizmit që do të mbahet, për herë të parë, nga 25 deri 30 maj të këtij viti në Prishtinë.
Sipas tij, hoteleria në Kosovë është mirë e zhvilluar, ku ka objekte shumë të mira, por mungon kuadri për hoteleri.
“Mungojnë shkollat për hoteleri, mungon puna praktike, pagat nuk janë sa duhet. Shoqata jonë mban trajnime brenda dhe jashtë vendit në objektet e hoteliere”, tha ai në një intervistë për televizionin publik.
Hoteleve të gastronomisë në Kosovë, sipas tij, i mungojnë 10 mijë kamarierë profesionistë.
“Një kamerier profesionist nuk do të duhej të ankohej për rrogë. Kërkohen kamerierë profesionistë e jo ndonjë jurist a ekonomist që mendojnë të punojnë si kamarierë vetëm përkohësisht. Nevoja për kamarierë ka i tërë rajonin, sidomos gjatë verës, kur katërfishohet kërkesa për ta”, tha ai.