Kosovës nuk i ndahen vendet që i shkaktojnë telashe

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Spanja e Ukraina janë dy vendet që deri më tash u kanë shkaktuar telashet më të mëdha sportistëve kosovarë. Dhe shorti shumë shpesh i vë sportistët kosovarë përballë atyre ukrainas e spanjollë.

Së fundi kjo ndodhi të enjten kur u hedh shorti për raundin elitar të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2019 për përfaqësueset U-17 në futboll. Kosova bën pjesë në Grupin 5, ndërsa kundërshtarë i ka Spanjën, Ukrainën e Greqinë.

Asnjë prej këtyre shteteve nuk njeh Pavarësinë e Kosovës, ndërsa për të bërë situatën edhe më të komplikuar, turneu i grupit 5 do të mbahet në Spanjë. Deri më tani Spanja shpesh ka diskriminuar sportistët kosovarë. Turneu i grupit 5 të raundit elitar do të mbahet prej 20 deri më 26 mars të vitit të ardhshëm.

Mediumet spanjolle i kanë kushtuar rëndësi faktit që Spanja do të luajë dhe do të jetë nikoqire e përfaqësueses së Kosovës, shtetit të cilin nuk e njeh. Edhe mediat më të mëdha spanjolle kanë shkruar për këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme