Qasja ultranacionaliste e disa grupeve ekstreme serbe, nuk është gjë e panjohur për publikun tashmë, kjo ngaqë thirrjet nacionaliste janë pjesë e pandashme e tyre, sidomos kur turmës i prijnë dikush si “Beogradski Sindikat”.
Në koncertin i cili u mbajt në Tashmajdan të Beogradit, qytetarët së bashku më grupin i kanë kënduar Kosovës nën tekstin “Oj Kosovo, Kosovo, zemljo moja voljena”, e që në shqip i bije “Kosovë, Kosovë, vendi im i dashur”.
Lidhur me këtë ka pasur reagime në rrjetet sociale, e në mesin e tyre edhe zëra racional të cilët e kundërshtonin këtë gjë.
Një ndër reagimet ishte ai i Vojin Rakiq, i cili thotë “Pse këndojnë për luftën dhe kthimin e Kosovës e vijnë e qëndrojnë në Beograd? A jam ka i kuptoj mirë ata se vetëm e inkurajojnë luftën dhe se duan ta shpëtojnë jetën e tyre?”.
Zašto ovi na snimku pevaju o ratu na Kosovu i povratku na Kosovo, a sede u Beogradu?
— VOJIN RAKIĆ – NOVI 6. OKTOBAR (@vojiner) June 12, 2022
Da li ih dobro razumem da samo druge podstiču na rat i pogibije, a da svoje živote i svoj komfor žele da sačuvaju? https://t.co/fTe7upRCLM
Ndërsa sipas politikanes serbe të Kosovës, Rada Trajkoviq, “sistemi që i gënjen” qytetarët në Serbi kontrollohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
“A e dinë këta të rinj (ndoshta me të drejtë të pakënaqur) se ‘sistemi që i gënjen’ kontrollohet nga Vuçiqi dhe jo nga “Perëndim i kalbur” imagjinar?”, thekson Trajkoviq.
Znaju li ovi (verovatno s pravom nezadovoljni) mladi ljudi da “sistem koji ih laže” kontroliše Vučić a ne neki imaginarni “truli Zapad”? https://t.co/ZVfbN13Dfz
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) June 12, 2022