Kostarika dhe Serbia nuk kanë arritur të ndryshojnë rezultatin e fillimit në 45 minutat e parë të ndeshjes së parë në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës.
Serbia dominoi sa i përket posedimit të topit, por më shumë raste i takuan Kostarikës.
Geancarlo Gonzales i Kostarikës dhe Sergej Milinkoviq-Saviq i Serbisë patën rastet më të mira në pjesën e parë.