Hulumtimi “Kosto e Punës 2018”, i realizuar për herë të dytë në Kosovë nga Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, është paraqitur para institucioneve e bizneseve të regjionit të Prizrenit.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini, tha se ky hulumtim është i një rëndësie të veçantë sidomos për investitorët e huaj.
Kostoja e punës mesatare në Kosovë, ka dal të jetë 505 euro dhe kjo është pagë e kushtueshme për të gjithë pundhënësit e që punëmarrësit ankohen për paga të ulta.
“Krahasimi i mesatares mujore të kostos së punës prej sektorit në sektor dallon shumë”, tha Shahini.
Sektori i arsimit del se kishte koston më të lartë, afërsisht prej 567 euro, krahasuar me sektorë të tjerër.
Koordinatori i AKB-së për regjionin e Prizrenit, Liman Asllani, para të pranishmëve publikoi te gjeturat e hukumtinit.
Ai tregoi se synim kryesor i hulumtimi ka qenë që të ofrojë informacione për koston e plotë të fuqisë punëtore sipas aktiviteteve ekonomike në tërë regjionet e Kosovës.
Hulumtimi i kostos së punës, (Labour cost survey-LCS), mat nivelin dhe strukturën e kostove të punës ose shpenzimet e përgjithshme që mbulohen nga punëdhënësit me qëllim të punësimit të stafit/punonjësve” .
Liman Asllani, tregoi se hulumtimi është realizuar në 830 ndërmarrjet që kanë mbi 10 të punësuar e që kanë 39 mijë e 92 punëtorë në 26 komuna të Kosovës.
Në Komunën e Prizrenit, hulumtimi është realizuar në 78 ndërmarrje, apo komuna e dytë pas kryeqendrës.