Kalidou Koulibaly ka arritur marrëveshje personale me Manchester Cityn dhe tani i mbetet dy klubeve të bien në ujdi për shumën e transferimit të tij në Premierligë.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi senegalez e ka pranuar kontratën e ofruar nga City.
Besohet se ai do të paguhet 9 milionë euro në vit, plus 3 milionë te tjerë bonuse bazuar në paraqitjet e tij.
Kjo pagë do të ishte dyfishi i asaj që ai e fiton momentalisht në Napoli.
Raportohet se Manchester City do ta rrisë ofertën në 70 milionë euro, përfshirë bonuset, për Napolin në ditët në vijim.
Napoli, ndërkohë, është duke u përgatitur ta zëvendësojë senegalezin me mbrojtësin e Arsenalit, Sokratis Papastathopoulos.