Kalidou Koulibaly do të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni. Për mbrojtësin senegalez interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane.
Por së fundmi në garë për Koulibalyn ka hyrë edhe Bayern Munichu. Klubi gjerman është i gatshëm ta transferojë mbrojtësin e Napolit.
Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, edhe Koulibaly është i gatshëm të transferohet në Bundesliga.
Napoli për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 50 milionë euro.
Për Koulibalyn interesim kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Manchester Unitedi.