Kovaçiq drejt rikthimit tek Interi

| 12 Qer 2019 | 12:30 | Nga

Mesfushori kroat, Mateo Kovaçiq mund të rikthehet tek Interi pas huazimit që pati te Chelsea nga Real Madridi që nuk ka vend për të.

Kovaçiq nuk është në planet e Zinedine Zidanet dhe pritet të largohet përfundimisht nga Stamford Bridge, transmeton Koha.net.

Tuttosport raporton se Interi synon të përfitojë nga kjo situatë e kroatit dhe ta rikthejë atë në San Siro, prej nga ishte larguar në vitin 2015.

Trajneri i Interit, Antonio Conte dëshiron ta ketë në radhët e veta 25 vjeçarin dhe mund ta marrë atë në formë huazimi me të drejtë blerje.

Kujtojmë se Kovaçiq ka kontratë me Realin deri në qershor 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme