KPK dhe Federata e Triathlonit nënshkruajnë marrëveshje në mbështetje të paraatletit Fatmir Sheremeti

Prishtinë | 04 Shk 2026 | 15:15 | Nga Drita Dërmaku

Komiteti Paralimpik i Kosovës ka organizuar ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Komitetit Paralimpik të Kosovës (KPK) dhe Federatës së Triathlonit të Kosovës (FTK). Në këtë marrëveshje u theksua se i dedikohet paraatletit Fatmir Sheremeti, raporton Ekonomia Online. Por nga kjo ngjarje paraatleti Fatmir Sheremti pati një thirrje për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Presidentja e Komitetit Paralimpik, Njomza Emini tha se kjo marrëveshje po bëhet për paraatletin, dhe që kjo shkon dhe përtej një marrëveshjeje, e që ka në fokus besimin dhe durimin për një rrugë që nuk ka qenë e lehtë.

“Sot nuk po flasim vetëm për një marrëveshje. Sot po flasim për besim, për durim, për një rrugë që nuk ka qenë e lehtë dhe që ende nuk është e lehtë, por po ndërtohet mbi vullnetin dhe shpresën. Kjo marrëveshje po bëhet për një parasportist që nuk është ndalur kurrë së besuari. Po bëhet për Fatmir Seremeti. Për udhëtimin e tij, për përvojën që ka ndërtuar ndër vite dhe për dëshirën që ajo përvojë të mos mbetet pas, por të shndërrohet në një kapitull të ri. Triathloni paralimpik është një sfidë e madhe. Është sport që kërkon forcë, durim dhe vendosmëri. Por mbi të gjitha kërkon besim nga institucionet, nga federatat dhe nga njerëzit që e ndjekin këtë rrugë bashkë me parasportistin“, tha ajo.

Naim Gashi, Kryetar i Federates së Triathlonit, u zotua që do t’i zbatojnë marrëveshjen dhe obligimet.

“Sot është një ditë e veçantë për ne. Sot po hapim dyert për sportistë të rinj, sportistë me nevoja të veçanta, siç është Fatmir Seremeti. Kam nderin dhe kënaqësinë që sot po arrijmë një marrëveshje memorandumi së bashku me Komitetin Paralimpik të Kosovës, duke hapur dyert për sportistët me nevoja të veçanta. Dhe siç e ceku edhe presidentja më parë, Fatmiri është një prej sportistëve i cili premton shumë në të ardhmen. Kishim një takim para ca ditësh dhe vullneti e përgatitja e tij na bëjnë që në të ardhmen të kemi shumë rezultate. Fatmiri është një sportist i cili po hap dyert edhe për sportistët e ardhshëm të cilët do të vijnë. Dhe do t’i kenë dyert e hapura në federatën tonë. Përveç kësaj marrëveshje memorandumi që kemi arritur me presidenten, me Komitetin Paralimpik, ne zotohemi që do t’i zbatojmë marrëveshjen që kemi arritur dhe të gjitha obligimet të cilat i kemi si federatë. Do të rrijmë mbas dhe do të punojmë drejt tyre për të arritur suksese sa më të mëdha, që synimi i Fatmirit të finalizohet me pjesëmarrjen në Olimpiadën e Los Anxhelos 2028“, tha Gashi.

Ndërsa Fatmir Sheremeti përmendi sfidat dhe bashkëpunimin që ka hasur.

“Shumë faleminderit. Faleminderit të gjithëve që ju jeni këtu me neve në këtë moment historike. Së pari desha të falënderoj presidenten tonë Njomza Eminin dhe zëvendëspresidentin Daut Shokin se pa këta dy vetë unë nuk kisha ulë këtu. Unë e kam kry karrierën time paralimpike domethënë para dy viteve, kam përjetu shumë, kam arritur shumë, kam Ëorld Champion Gold Medal, disa medalje bronzi në kampionatin evropian dhe tri pjesëmarrje në paralimpiada më hershme, në Pekin, në Londër dhe në Rio de Janeiro, atëherë kam edhe një medal bronz prej Pekinit. Në Rio de Janeiro arritëm vendin e katërt mbasi që humbëm Golden Goal me kundër Brazilit domethënë, në sport që thirret Goalball që është një sport për të verbrit. Po kur erdhën edhe i takova presidenten Njomzën edhe Dautin në Malmo në Suedi, m’u hap ajo shpresa që ndoshta ajo ëndrra që e kisha pasur unë kur kam marrë pjesë për shtetin e Suedisë në lojëra paralimpike, ndoshta ndoshta ajo ëndërr mundet me u realizu edhe me marrë pjesë edhe për shtetin tonë të Kosovës. Dhe këtu u përhap qysh thonë një ëndërr, një mendim shumë emocionuese për mua si person, si kosovar, edhe me i ndihmu paratletëve në të ardhmen në Kosovë, edhe për ata jam mundu me i gjetë një sport që mundem me arrit diçka edhe mundem me bë me përfaqësu Kosovën, se përgatitjet për për Los Angeles ose për paralimpiada tjera nuk dallojnë kurrgjë hiç përkundrejt olimpiadave domethënë, ato orët e trajnimeve, dedikimi, krejt ato duhet me qenë të njëjtë. Edhe unë jam i gatshëm tana këto me i kry”, tha ai.

Seremeti pati edhe një thirrje ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Edhe desha edhe t’i falënderoj Federatën e Triatlonit të Kosovës, sidomos Naim Gashin edhe Gazmend Maxhunin për mirëpritje shumë shumë të mirë edhe po më duket si ne vetëm kemi nis tash me bë një tim, teamëork qysh me thënë. Po neve na vijnë edhe një, edhe një send që për me u kry kjo teamëork me u bë qysh thonë bash për me garu për medalje, na vijnë edhe një president më i naltë se na që jemi që na pat prit mysafir në qeveri edhe na pat dhënë ca premtime shumë të mira edhe i drejtona Albinit drejtpërdrejti se edhe ai na vjen edhe qeveria na vjen edhe krejt na vijnë për me na mbështet sidomos rreth financave edhe rreth këtyre gjërave, se nuk është për shembull, krejt duhet me qenë na në teamëork si shtet, si Kosovë për me mujt na me arrit medalje me arrit suksesin në të ardhmen. Shumë faleminderit krejtve!”, tha ai.

Të ngjashme