Blerim Isufaj kryesues i Këshillit Prokuroial të Kosovës (KPK) ka mbajtur konferencën e fundvitit, raporton Ekonomia Online.
Isufaj me këtë rast u shpreh i gatshëm që në sistemin gjyqësor të bëhet procesi i vetingut, ndonëse shpreh rezerva se kush do të mund ta realizonte këtë proces. Isufaj prezantoi punën një vjeçare.
“….procesi i vetingut ne hiq si ikin asaj pune, por a ka kush me e bo, ne si këshill mendojmë se është e mirë me e bo”, tha ai.
“Aktiviteti kryesor i KPK-së për 2017 ka arritur me sukses t’i avancoj disa angazhime me shumë rëndësi. Ndër sukseset janë miratimi i akteve nënligjore kemi arritur të hartojmë të gjitha aktet nënligjore. Miratimi i këtyre akteve nënligjore është respektuar korniza nënligjore e KPK dhe është hartuar bashkë me ne dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtar. Pas rekrutimit të prokurorëve janë përzgjedhur 21 prokurorë të cilët do të fillojnë më trajnim nga janari i 2018”.
“Në rekrutimin e lëtyre prokurorëve do të plotësohet nevoja. 13 prokurorë janë rekrutuar në Veri të vendit nda komuniteti jo shumicë në Kosovë. KPK ka realizuar edhe procesin e trasfromimit të prokurorëve ku 6 janë avanca nga departamenti i përgjithshëm në atë të krimeve të renda dhe të tjerë në Prokurorinë speciale. Këshilli dhe prokurori i shtetit kanë mbështetur ligjin për prokurorin e shtetit që shpresojmw që të bëhet së shpejti”, tha Isufaj.
Sipas tij, gjatë këtij viti KPK ka arritur të rekrutojë disa prokurorë të rinj, kurse gjatë vitit të ardhshëm planifikon edhe 10 prokurorë. Sukses ai e ka konsideruar funksionalizimin e prokurorinsë në veri.
“KPK ka vlerësuar 33 prokurorë me mandat të përhershëm duke përfshirë edhe kryeprokurorin”, sqaroi ai.
“Pas një punë intensive të këshillit për disiplinat prokurorëve ka marrë 7 vendime për pushim të punës…dy refuzim nga puna d.m.th kanë dhenë dorëheqje. Zvogëlime të pagave nga 20 deri në 50 për qind dhe suspendim pa pagës”, tha Isufaj.
Ai u lavdëruar edhe se ka efikasitet edhe në përfundimin e rasteve të korrupsionit
“Rastet për krimin ekonomike dhe korrupsionit raportet tregojnë se ka pasur zhvillim sepse statistikat kanë qenë në progres por që për tre mujorin e fundit do të paraqiten nga prokurori i shtetit në janar të 2018”.
Sfida kryesore tha ai kanë qenë, buxheti i pamjaftueshëm, numri i vogël i personalit dhe avancimi i komunikimit me media.
“Sfidat janë buxheti i pamjaftueshëm, përmes kërkesës buxhetore kemi kërkuar mbi 3 milionë euro. Dhe për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm mbetemi me lëndë të pazgjidhura. Mungesa e stafit po ashtu është shkak i kësaj, pastaj mungesa e hapësirës. Këto i kemi paraqitur në Ministri të Financave, Kuvend dhe Qeveri. Për vitin 2018 e kemi finalizua punën për këtë vit në pajtim me ligjin Këshilli do të publikoj raportin e fundit për 2017”.
Ai foli edhe për letrat e presidentit drejtuar kryeprokurorit të shtetit, raporton EO.
“Kjo është çështje operative dhe nuk është brenda mandatit tonë. Te krimi organizua dëmi është i madh nuk d.m.th a është ministër apo thjesht person. Me Kodin Penal dhe Procedurës Penale nuk shkruan se a është korrupsion i nivelit të lartë apo i peshkve të mëdhenj”, tha ai.