KPM-ja tejkalon buxhetin e planifikuar për shpenzime, drejtuesit arsyetohen se kishin trajnime

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 13:54 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar raportonin vjetor financiar të Komisionit  Pavarur për Media për vitin 2019, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komisionit Hekuran Murati, pyeti për shpenzimin e 68 mijë eurove.

Arben Bilalli përfaqësues i KPM-së, theksoi se kanë tejkaluar shpenzimet për shkak të disa trajnimeve për departamentin e monitorimit.

“Kemi pasur donacion prej Komisionit Evropian. Vlera e atij projekti është 2 milion. Gjatë vitit 2019 ka qenë në diskutim ligji i pavarur për medie”.

“Ne si organizatë buxhetore në vitin 2014 na janë ndarë mjetet për ndërtimin e objektit, ne si institucion nuk jemi duke gjetur përkrahje”.

“Në këtë objekt jemi qe 4 vjet. Por lëvizja jonë duke pasur pajisje na kushton kosto edhe në e madhe”.

Fatmir Rexhepi, anëtar i komisionit nga LDK-ja, tha se e përkrah raportin e prezantuar.

Të ngjashme