Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesuar nga anëtari i KQZ-së, Eshref Vishi.
“Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për të rinumëruar 23 Vendvotime për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë ditës së sotme (e enjte, 6 korrik).
PZAP, në vendimin të cilin ia ka dërguar KQZ-së ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i të gjitha fletëvotimeve të subjekteve politike KosovakiNevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBEK). Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhërojë Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve për të filluar sot me rinumërimin e Vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it”, thuhet në njoftim.
Sipas vendimit të PZAP-it, 12 Vendvotime janë nga Komuna e Fushë Kosovës dhe 11 tjera nga Komuna e Suharekës.
Rinumërimi pritet të përmbyllet sot meqenëse bëhet fjalë vetëm për rinumërimin e fletëvotimeve të dy subjekteve politike.