Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka bërë të ditur se pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8.3 %, raporton Ekonomia Online.
“Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në ora 11:00 është 8.30%, apo 145 mijë e 650 votues”.
Daka theksoi se procesi zgjedhorë po vazhdon pa incidente.
“Duke u mbështetur në komisionet komunale procesi i zgjedhjeve është duke vazhduar, nuk ka incidente që e cenojnë procesin e votimit”.
Kurse Qendrat e votimeve janë hapura në ora 07:00 dhe do të mbyllën në ora 19:00. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1 794 862.
Ndërkohë, këto janë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku në garën zgjedhore janë 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.
Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 1 mijë e 52 kandidatë.
Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.