KQZ: Deri në orën 15 kanë votuar 28.89 për qind e votuesve

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 15:39 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka mbajtur konferencën e tretë në të cilën njoftoi për pjesëmarrjen dhe mbarëvajtjen në procesin zgjedhor që po mbahen sot.

Kryetarja KQZ-së, Valdete Daka  tha se deri më tani kanë votuar 28.89% e qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

“Deri në ora 15:00 kanë votuar 28.89 për qind e votuesve. Deri më tani procesi është duke shkuar me rregull duke i marr parasysh edhe disa çështje të vogla”.

Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit janë të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 janë votues të rinj.

Zgjedhjet e reja përveç angazhimit të shumë njerëzve, do ta kenë edhe një kosto prej 4.5 milionë deri në 5 milionë euro.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 të drejtë vote kishin 1 milionë e 792 mijë e 913 votues, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar 46.31% e atyre që kanë pasur të drejtë vote.

Zgjedhjet e reja përveç angazhimit të shumë njerëzve, do ta kenë edhe një kosto prej 4.5 milionë deri në 5 milionë euro.

Fushata zyrtare zgjedhore ka filluar më 21 shtator dhe zgjatë 30 ditë deri më 21 tetor.

Të ngjashme