KQZ: Është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve

Prishtinë | 10 Shk 2025 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve, raporton Ekonomia Online.

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt.”, ka thënë Elezi.

Ai ka thënë se KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahasuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime.

“Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike. Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahasuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, tha Elezi.

Të ngjashme