Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka bërë të ditur se fletëvotimet dhe materialet sensitive kanë mbërritur në Kosovë dhe se nesër do të bëhet shpërndarja e tyre.
Anëtari i KQZ-së Enis Halimi, ka njoftur edhe për votimin nga jashtë vendit që përfundon sonte, duke thënë se kanë arritur disa pako dhe sonte do jenë në kontakt që të mësojnë numrin e saktë të tyre, raporton Ekonomia Online.
Nga KQZ njoftojnë se materiali sensitiv shpërndahet nesër me përcjellje të sigurisë.
Rrustemi: Organizata me 4 mijë vëzhgues në zgjedhje, pa asnjë aktivitet
Në mbledhjen e KQZ është diskutuar edhe për akreditimin e organizatave joqeveritare që do të vëzhgojnë zgjedhjet e 11 qershorit. Adnan Rrustemi, anëtarë i KQZ-së, ka ngritur dyshime për një organizatë joqeveritare.
Sipas tij, kjo OJQ asnjëherë nuk ka qenë pjesë e procesit zgjedhor dhe ka të akredituar 4 mijë vëzhgues. Ai ka kërkuar që të shihet prejardhja e saj dhe aktivitetin të cilin e ka.
Rrustemi ka treguar edhe emrin e kësaj organizate e cila është Instituti Rajonal për Demokraci të Drejta të Njeriut dhe Studime Politike. Sipas Rrustemit, se e gjithë kjo situatë është manipuluese.
Kurse Sami Hamiti, ka thënë se kjo organizatë është e afërt me ndonjërën prej partive politike.