KQZ-ja certifikon edhe 4 parti politike me 385 kandidatë për deputetë (Dokument)

Prishtinë | 10 Sht 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar grupin e dytë të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, raporton Ekonomia Online.

KQZ-ja ka marrë vendim për certifikimin e PDK-së, LDK-së, koalicionit  AAK-PSD dhe koalicioni VAKAT.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se miratohen te gjitha subjektet politike dhe kandidatët e tyre.

“Konstatoj se me 8 pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, certifikohen të gjitha subjektet politike. Me këtë rast mbyllet cikli me sukses i subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre”, tha Daka.

Yll Buleshkaj, drejtori ekzekutiv i Zyrës se Regjistrimit të Partive Politike dhe Certifikim tha se partitë politike kanë plotësuar të gjitha kërkesat për certifikim, raporton EO.

“Katër subjekte politike kanë mbetur të fundit për tu certifikuar. Me këto mbyllim të gjitha certifikimin me 385 kandidatë për Kuvendin e Kosovës”.

“Partitë politike janë AAK- PSD, PDK, LDK dhe koalicioni VAKAT. Nuk ka pasur asnjë problem, kanë plotësuar të gjitha kërkesat”, tha.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/kqz-ja-certifikon-21-subjekteve-politike-me-685-kandidate-per-deputete-dokument/

Të ngjashme