Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë të mbajtura me 6 tetor, raporton Ekonomia Online.
Nisma Socialdemokrate ka marrë 42mijë vota apo 5.002%. Nisma ka 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Kryetarja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se numri i votuesve që kanë votuar është 826,916 mijë, jashtë 47 mijë e 35 ndërsa pjesëmarrja 44,56 %.
LVV- 221,001 vota 26,270% (29 deputetë)
PDK 178,637 21.234% (24 deputetë)
LDK 206,516 mijë (28 deputetë)
AAK 96 mije e 872 (13 deputetë)
Lista Serbe 53,861 (10 deputetë)
Nisma 42,mijë vota 5,002% (6 deputetë)
Anëtari i KQZ-së nga PDK-ja, Ilir Gashi, tha se duhet të merret në konsideratë çështja e defekteve të formularëve sepse sipas tij me këto probleme është dëmtuar subjekti që i përket ai.
“Ne pas rezultatit preliminar të shkojmë në certifikim. Duhet marr në konsideratë serioze defektin e formularit dhe duhet me rishiku se votat kanë sjellë problematikë në QNR dhe është të barten 20 mijë vota nga një subjekt në tjetrin. Unë do të votojë pro certifikimit sepse efekti formular e ka dëmtuar subjektin tim politik dhe duhet të trajtohet çështja se si ka ardh problemi deri të formulari”, tha ai, raporton EO.