Ekonomia Online
FUNDIT

KQZ-ja fillon të publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë

KQZ-ja fillon të publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve (FRK). Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 11 […]

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë kopjet e skanuara të Formularëve të Rezultateve Përfundimtare (FPR) dhe Formularëve të Rezultateve të Kandidatëve (FRK).

Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 11 qershor.

Rezultatet Përfundimtare dhe Certifikimi i tyre bëhet pas rinumërimit, numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Info shtesë: Deri më tani janë publikuar FRP dhe FRK nga disa komuna, derisa jemi në proces të publikimit të të gjitha Vendvotimeve. Publikimi i të gjitha FRP-ve dhe FRK-ve nga të gjitha Vendvotimet pritet të përmbyllet brenda ditës.

Publikimet e deritanishme mund t’i gjeni: Këtu

Të ngjashme