Komisioni Qendror i zgjedhjeve në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale, ka filluar me informimin e qytetarëve për ndërrimin e qendrës së votimit.
Ky proces ka filluar dje dhe do të përfundojë me 12 shtator. Por, për disa anëtarë të KQZ-së vlerësohet se ky proces nuk është treguar i suksesshëm më herët.
Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka filluar fushatën e informimit për qytetarë si parapërgatitje për zgjedhje lokale. Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, tha për Radio Kosovën se të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të mund të informohen për qendrat e tyre të votimit dhe për mundësinë e ndërrimit të këtyre qendrave në komunat të cilat ju takojnë përmes faqes së KQZ-së në internet:
“Të gjithë qytetarët me të drejtë vote do të mund ta dinë adresën e saktë të vendvotimit të tyre , e kjo bëhet në mënyrë të thjeshtë, përmes faqes së KQZ-së”.
Elezi thotë se kjo do t’u ndihmojë qytetarëve shumë për lehtësim të procesit të votimit ditën e zgjedhjeve.
Po jo të gjithë zyrtarë të KQZ-së mendojnë kështu. Adnan Rrustemi, anëtarë i Komisionit Qendror të zgjedhjeve nga Vetëvendosje, thotë se bazuar nga zgjedhjet e kaluara KQZ nuk ka arritur ta përmbushë procesin e informimit për votues ashtu siç duhet:
Rrustemi thotë se problem tjetër është se Kosova ende nuk e ka një sistem të adresave të integruara në regjistrin civil. ‘’Mendoj që KQZ dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta kenë prioritet strategjik qasjen e përmirësimit të adresave të qytetarëve, integrimit të adresave në regjistrin civil.’’
Zgjedhjet lokale do të mbahen me 22 tetor. Afati për qytetarët që të ndërrojnë qendrën e votimit është deri me 12 shtator.