Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë refuzuar 9.049 vota të ardhur nga jashtë, nga 31.375 vota të procedura. Deri më tani 22.326 vota janë aprovuar, raportuar Ekonima Online.
Sipas KQZ-së deri më tani janë numëruar 19.668 pako nga diaspora, derisa 2.659 të tjera janë refuzuar.
Burim Ahmetaj nga sekretariati i KQZ-së, ka thënë se është duke vazhduar skanimi i rezultateve edhe për dy komuna.
“Është duke vazhduar procesi i skanimit të rezultateve që kanë mbetur edhe dy komuna. Nga shërbimi votues nga 19 mijë pako të vlerësuara deri më tani janë aprovuar mbi 22 mijë zarfe të refuzuara janë pjesa tjetër dhe të procesuar janë mbi 31 zarfe nga 19 mijë pako”, ka thënë Burim Ahmetaj.
Ndërsa, Sami Kurteshi nga VV kërkoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sqarim rreth asaj se a ka ende në postat e Kosovës pako të supozuara me vota nga diaspora, në emër të KQZ.
Ai tha se si është e mundur që këto pako nuk janë në KQZ, por në postat e Kosovës.
“Nëse ka pako që ka ardhur në emër të KQZ në postat e Kosovës, KQZ duhet ti marr. A numërohen a jo ajo është çështja tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ është pronare e atyre pakove”.