KQZ-ja mban mbledhje me këtë rend dite

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media, bën të ditur se sot (28 maj) do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 13:30.

Sipas KQZ-së, mbledhja do të mbahet me këto pika rendi të ditës.

1.      Hyrje – znj. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së;

2.      Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

–          Shqyrtimi i raportit për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike;

–          Shqyrtimi i raportit për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike;

–          Shqyrtimi i raportit për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit;

–          Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike Lëvizja për Bashkim (LB) për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor;

3.      Këshilli për Çështje Ligjore:

–          Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarës së Kuvendit Komunal në Klinë;

4.      Themelimi i Komitetit të Audititmit të Brendshëm;

5.      Të ndryshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme