Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërjen e re, pasi 10 anëtarët e këtij institucioni u betuan para Presidentit të Republikës të enjten, raporton Ekonomia Online.
Vendimi i parë i kësaj përbërje ishte zëvendësimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës që u bën ministra.
Ata që u zëvendësuar pesë kandidatë janë nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), po kaq nga radhët e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe një nga Nova Demokratska Stranka.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka lexuar emrat e depuetëve të rinj.
“Nga Vetëvendosje Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin; Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën; Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun; Fitim Haziri zëvendëson Arben Vitia dhe Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin”.
“Nga LDK: Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin; Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun; Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin; Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën”.
“Nova Demokratska Stranka: Zikreta Aliti zëvendëson Emilija Redžepi”, deklaroi Daka.
Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, ka kërkuar zëvendësimin e anëtarit të Vetëvendosjes nga gjinia mashkullore në femërore, për deputetë që kanë marrë pozita në Qeveri.
“Kemi një çështje që zëvendësimi bëhet në bazë të nenit 112 paragrafi 2. Gjinia është kategoria përcaktuese për zëvendësim dhe përvoja e deritanishme e KQZ-së ka qenë kështu. Nga hulumtimi që kamë bërë del se germa e ligjit për zgjidhje të përgjithshme neni i 12 është në kundërshtim me frymën e kushtetues dhe legjislacionit”.
“Ligji kërkon barazi ligjore. Çdo vendim që do të shkonte sipas germës së ligjit dhe te zgjidhej radha një kandidatë mashkull edhe nëse në radhë me vullnetin e shprehur një femër mendoj se është një shkelje e rëndë”
Daka iu kundërpërgjigj Kurteshit duke thënë se anëtarin duhet të zgjidhen nga votat dhe jo nga gjinia.
“Kushdo që mendon se është gabim ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese”, tha Daka.
LEXONI EDHE: