Pas ankesave që janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe parashtresa, Komisioni Qendror Zgjedhor ka marr vendim që të rinumërohen edhe 117 kuti të votimit.
Anëtari i KQZ-së, Betim Gjoshi ka thënë se vendimi i PZAP-së është i drejtë, duke kërkuar që sa më shpejt të nisë rinumërimi në QNR, raporton Ekonomia Online.
“Kisha kërkuar që QNR sa më shpejt të fillojë rinumrimin”, ka thënë ai.
Edhe anëtari tjetër, Adnan Rrustemi, ka thënë se vendimi për rinumërim shpërfaq parregullësitë që kanë ndodhur gjatë procesit të votimit.
“Aspekti i rinumrimit të kutive vjen si rezultat i ndërhyrjeve qoftë të qëllimshme qoftë të paqëllimshme. Ky proces është bërë një aspekt i ndjeshëm dhe kjo po na përsëritet”, ka thënë ai.
Të gjitha anëtarët e KQZ-së u pajtuan që vendimet e PZAP-së duhet të zbatohen.
Sipas anëtarëve të KQZ-së në rinumërim duhet të shkojnë të gjitha votat e kandidatëve brenda subjektit politik.
Kujtojmë që PZAP-ja ka marrë vendim që të rinumrohën 117 vendvotime.
Ky vendim ka ardhur si rezultat i ankesave të kandidatëve për deputet në PZAP.