Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar kërkesën për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, raporton Ekonomia Online.
Këtë kërkesë e bëri anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani.
Sipas këtij vendimi, Naxhie Dema nga radhët e PDK-së, do ta zëvendësojë Gonxhe Qaushin po të njëjtës parti.
Gjithashtu, aty u shqyrtua edhe u miratua rishikimi i Planit të Punës së KQZ-së për vitin 2020.