KQZ-ja miraton raportin mbi çështjet që janë në proces gjyqësor me palët e treta

Prishtinë | 29 Pri 2024 | 15:12 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i këtij Komisioni nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqi ka thënë se sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nivelit të pagave të të gjithë stafit brenda KQZ-së kemi arritur ta kapitalizojmë si proces.

“Ju njoftoj se sot kemi arrit me kapitalizu krejt procesin. Ka të bëjë me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe efektin e nivelit të pagave të të gjithë stafit brenda KQZ-së dhe ka mbetur që gjatë ditës së nesërme të trajtohet edhe njëherë. Gjithashtu ne kemi emëruar edhe një raport përmbledhës mbi gjitha çështjet tjera që janë në proces gjyqësor me palët e treta me çështjet e administruesve të të drejtave të palëve sa i përket nivelit të pagave. Meqenëse është bërë rregullorja ka refelktu edhe në ndarjen e hapësirave bazuar në organizimin e brendshëm dhe ditët në vijim do të ndërmerren veprimet e duhura. Këto janë si informacione e për çështjen 1 dhe 2 do të marrim informacion, do ti shqyrtojmë dhe të njëjtat do të sjellen në mbledhjen e KQZ-së për shqyrtim dhe miratim”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë mbledhje janë miratuar këto pika të rendit të ditës:

1. Miratohet shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës se KQZ-së për vitin 2023, për Kuvendin e Kosovës.

2. Miratohet shqyrtimi dhe miratimi i raportit të realizimit të planit të punës së KQZ-së për vitin 2023.

3. Miratohet shqyrtimi dhe miratimi i sloganit, përmbajtjes dhe dizajnit te fletëpalosjeve, lapsa, kimika, byzylykë, stikersa, maica, fletëvotime dhe skenari për realizimin e videos për projektin për edukimin dhe Informimin e votuesve të rinjë.

4. Miratohet shqyrtimi i draft vendimit për ekuivalentimin dhe ruajtjen e pagave sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

5. Miratohet kërkesa për përkrahjen e KQZ-së nga OSBE-ODIHR  me 9 vota për dhe 1 kundër.

Ndërsa shqyrtimi dhe miratimi i raportit të realizimit të planit të punës së KQZ-së për vitin 2023 ishte pikë e mbyllur për media.

Të ngjashme