KQZ-ja njofton se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrave të Votimit në komunat veriore

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Gjatë kësaj periudhe, e cila do të përfundojë më 3 prill 2024, qytetarët me të drejtë vote nga
këto komuna mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta
ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.

Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet
përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën
direkte https://eomp.kqz-ks.org/sq dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së.
Ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në
Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse.

Po ashtu, KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote nga këto katër komuna se deri më 5 prill
2024 është afati për të kundërshtuar pasaktësitë apo lëshimet në Listën Votuese,
duke paraqitur kundërshtimin e tyre në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në
komunën përkatëse apo përmes e-mailit adresës: [email protected]

Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë
0800 55 555.

Të ngjashme