Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të gjitha përgatitjet për rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave që do të zhvillohen më 19 nëntor.
Të drejtë vote kanë 1 milion e 353 mijë e 613 votues.
Zyrtarët e KQZ-së bëjnë të ditur se më 19 nëntor, do të jenë të hapura gjithsej 1 mijë e 777 vendvotime, në 614 qendra të votimit nga 899 sa kanë qenë në raundin e parë më 22 tetor.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve.
“KQZ ka përmbyll të gjitha përgatitjet sa i përket organizmit të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar që do të mbahet në 19 komuna si dhe për rivotimi për kryetar komunë të Parteshit”.
“Sipas planifikime gjatë ditës së sotme do të bëhet shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor, fletëvotimeve dhe materialit tjetër përcjellës nga depoja qendroree Komisionit Qendrore të gjegjeve për në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve ku do të kemi raund të dytë dhe rivotim në komunën e Parteshit”, ka bërë të ditur Elezi.
Në komunën e Parteshit aty ku do të ketë rivotim, shton Elezi do të jenë të hapur tri qendra votimi me shtatë vendvotim, derisa numri i votuesve është 4,694.
Në raundin e dytë, numri i numri i përgjithshëm i vëzhguese është mbi 12 mijë, nga përfaqësues të subjektet politike, ambasadat e akredituar në Kosovë, organizata joqeveritare si dhe monitorues nga Bashkimi Evropian.
Në anën tjetër, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se të janë bërë të gjitha planifikimet operacionale për të garantuar rendin dhe sigurinë e përgjithshme gjatë procesit zgjedhor të balotazhit.
“Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, mbarëvajtjes së procesit zgjedhor për balotazh, do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës në 9, Lëvizja Vetëvendosje në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në 5 komuna, kurse Aleanca Kosova e Re, Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë.
Kurse, sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që janë mbajtur më 22 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar në 4 komuna, Partia Demokratike e Kosovës, një komunë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në nivel vendi ka arritur të fitojë në 2 komuna.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur të fitojë në rrethin e parë në asnjë komunë, sikurse Aleanca Kosova e Re, NISMA dhe Alternativa.
Kurse, Lista Serbe ka fituar 9 komuna.