Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri në mesditën e sotme ka pranuar rreth 2 mijë aplikime nga diaspora për votim.
Kështu bëri të ditur Enis Halimi, kryeshef i Sekretariatit në KQZ, raporton Ekonomia Online.
“Deri në orën 13:00 janë pranuar nga diaspora 1 716 aplikime dhe 1 344 janë aprovuar, një aplikues është refuzuar”, ka thënë ai në mbledhjen e sotme të KQZ-së.
Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje u bë e ditur se afati i fundit për aplikim të votuesve nga diaspora është 22 maji ora 00:00.
Kurse, Adnan Rrustemi anëtar i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes ka pyetur nëse KQZ-ja ka bërë ndonjë promovim për votimin e votuesve të diasporës.
Rrustemi ka vazhduar duke thënë se fletëvotimet janë të sigurta, janë në kuadër të rregullave kushtetuese.
Ajo që e veçon fletëvotimet është emblema e Republikës së Kosovës. Ky dizajn edhe u votua nga anëtarët e KQZ-së.