Komisioni Qendror i Zgjedhje (KQZ) ka marrë vendim që të aprovojë 1 208 aplikacione si votues jashtë Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Kjo u bë ë ditur në mbledhjen e këtij institucioni, nga Burim Ahmetja, kryeshef ekzekutiv i sekretariatit.
Ai ka sqarua se sipas të dhënave nga shërbimi votues, deri më 22 korrik, janë pranuar 1 295 aplikacione për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 1 208, ndërsa 87 të tjera jo pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.
Deri më 18 gusht, të gjithë shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Të gjithë aplikuesit që plotësojnë kriteret ligjore për t’u regjistruar si votues jashtë vendit mund të votojnë gjatë periudhës së votimit përmes postës e cila fillon më 15 shtator, ndërsa fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 15 tetor 2021.
“…deri me tani ka pranuar diku 230 kërkesa për të ndryshuar qendrën e votimit përmes platformës online. Ndërsa 1 295 aplikacione për regjistrim nga diaspora ku disa nga to janë aprovuar në listën e votuesve jashtë vendit 1 285”, tha Ahmetaj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e subjekteve të para politike që kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, raporton EO.
Subjektet politike të certifikuara nga KQZ-ja janë: Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog; dhe Iniciativa Qytetare Lista Guxo certifikohet për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj.
KQZ-ja ka vazhduar edhe me diskutimin mbi shpenzimet e derivateve për periudhën janar-qershor 2021 ku ka raportuar Arianit Elshani, i cili tha se ka pasur rritje të shpenzimeve.
Me gjashtë vota për dhe dy kundër u votua raporti mbi shpenzimet e derivateve për këtë periudhë.
Tutje u vazhdua me shqyrtimin dhe miratimin për buxhet dhe financa, EO.
“50% janë shpenzimet që variojnë deri tani, dhe që në parim kërkojmë votën”, tha Elshani.