KQZ-ja thotë se disa vendvotime s’janë hapur me kohë, nuk saktësohet kur shpallen rezultatet

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 08:09 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në konferencë e parë për medie ka bërë të ditur se disa vendvotime nuk janë hapur me kohë, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi se materiali është ndarë në kohë. Ai ftoj të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“KQZ-ja njofton se sipas planifikimeve është ndarë materiali në kohë dhe të gjitha qendrat e vendvotimeve janë hapur në kohë përveç disa rasteve të vogla në disa qendra të cilat janë vonuar për pakë minuta. KQZ-ja fton të gjithë votuesit të shfrytëzojnë votën për të drejtat e tyre”, u shpreh Elezi.

Elezi ka bërë të ditur se brenda pak orëve KQZ-ja do të ketë rezultatet preliminare për të gjitha subjektet politike, por që nukka saktësuar orë.

“KQZ-ja ka kryer të gjitha përgatitjet ka arritur t’i përmbush të gjitha detyrat e tij kushtetuese. Shpresojmë që e gjithë dita do të jetë kështu pa probleme. Brenda një kohë të shkurt do të kemi rezultatet preliminare për subjektet politike”.

“Kushtetuta e Kosovës parasheh përbërjen e 11 anëtarëve, andaj KQZ-ja ka 10 anëtarë është e mjaftueshme për të marrë vendime siç kërkohet, përbëre janë plotë do të lehtësonte punën e KQZ-së”, tha Elezi.

KQZ-ja do të mbajë edhe katër konferenca për medie gjatë ditës. në ora 11:30 ku do të njoftojë për pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor.

Në orën 15:30 lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. Në orën 19:30 KQZ-ja mban konferencën e katërt të ditës për medie, ku do të njoftojë për mbylljen e vendvotimeve dhe pjesëmarrjen në votime.

Kurse konferenca e fundit nuk dihet se kur do të mbahet, për të prezantuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, raporton EO.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2461492164098043

Të ngjashme