Komisioni qendror i zgjedhjeve sonte ka dalë me konferencën e fundit për ditën e zgjedhjeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se qytetarët duhet të vazhdojnë t’i referohen rezultateve të KQZ-së në webfaqe, duke shtuar se janë numëruar 75 për qind e vendvotimeve.
“Nuk do ketë një dalje tjetër nga KQZ dhe vazhdoni t’i referoheni rezultateve të KQZ, falënderojmë të gjitha mediat për monitorimin e sotëm. Të dhënat do të dalin sa po të procesohen të gjithë vendvotimet. 75 për qind e vendvotimeve dhe shumë shpejtë do të përfundojë transmetimi nga vendvotimet. Kësaj radhe shfaqja e rezultateve ka shkuar jashtëzakonisht mirë”, tha ai.