KQZ: Lladrovci ka fituar zgjedhjet në Drenas me 62.69%

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 21:32 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është fitues i zgjedhjeve të sotme në Drenas, me 62.69 për qind të votave. Kundërkandidati i tij nga Nisma, Isa Xhemajlaj, ka marrë 37.31 për qind.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë në mbrëmje.

Për këto zgjedhje kanë qenë 52 569 votues të regjistruar. Numri i fletëvotimeve të vlefshme ishte 22 718; kurse të pavlefshme ishin 581 sosh.

Përqindja e votuesve që kanë votuar është 44,32 për qind.

tabela

Rezultatet Preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta, ka saktësuara Daka.

Të ngjashme