Përderisa zgjedhjet lokale janë më tepër se 3 muaj larg, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka filluar përgatitjet për të garantuar zgjedhje sa më të lira e të ndershme.
Në një memorandum bashkëpunimi që KQZ ka firmosur sot me Prokurorinë e Përgjithshme i jepet prioritet hetimit të çështjeve që kanë të bëjnë me cenimin e zgjedhjeve, raporton Tch.
Në këtë memorandum theksohet nevoja për një ndërveprim më të shpejtë në zbatim të Dekriminalizimit për zgjedhjet lokale.