KQZ mblidhet sot, miraton qendrat e votimit dhe emëron Komisionet Komunale të Zgjedhjeve

Prishtinë | 24 Qer 2025 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Sot, në orën 13:30, KQZ do të mbaj mbledhjen e radhës, ku në rend dite është miratimi i Qendrave të Votmit për Zgjedhjet Lokale dhe emërimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në 38 komunat e Kosovës.

Ky është rendi i ditës:

  1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
  2. Procesverbali i mbledhjes së KQZ Nr.37,38 dhe 39/2025;
  3. Aktivitetet e Zyrës;
  4. Këshillat e KQZ

4.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore:

        4.1.1.  Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për emërimin e anëtarëve të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale 2025.

             4.1.2.   Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së Qendrave të Votimit për zgjedhjet lokale 2025

4.2. Këshilli për Buxhet dhe Financa

      4.2.1.  Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit të KQZ-së për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028

4.3. Këshilli për Informim Publik

4.3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i planit për edukim dhe informim për zgjedhjet lokale 2025

  1. Të ndryshme

Të ngjashme