Qendra e Numërimit të Rezultateve ka kërkuar aprovimin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rinumërimin e votave për kandidatët për asamble komunale në 692 kutive të votimit, aprovim ky i cili u miratua nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Fajin për rinumërimin e këtyre kutive kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ia adresoj komisionerëve në qendrat në të cilat do të duhet të numërohen këto kuti.
“Ajo çka ka ndodh në zgjedhjet e 23 tetorit është se zgjedhjet janë përgatitur në superlativ por procesi i numërimit ka zbehur këtë proces dhe kjo jo për fajin e KQZ-së po për fajin e komisionerëve nga partitë politike’, tha ajo.
Burim Ahmetaj nga QNR duke prezantuar raportin e auditimit tha se janë vërejtur mospërputhje me numrin e votave për kandidatët me atë të komunave.
“QNR është në proces të futjes së të dhënave ky proces nuj ka mundur të kompletohet sepse një numër i votimeve nuk e kalojnë auditimin që shkak të problemeve që janë shfaq”.
Mënyra se si bëhet numërimi i votave nuk është afektuar sipas përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Adnan Rrustemi.
“Për mua ky numërim i votave nuk është adekuat përkundër përgatitjeve ne jemi në gjendje që do të duhet të rinumërojmë rreth 700 kuti”.
E për problemet që po shfaqen gjatë numërimit të votave Betim Gjoshi nga PDK tha se do të duhet reformë zgjedhore ose të ndërmerren masa në rast se nuk mund të bëjnë reformën.
“Ne kemi organizuar zgjedhje jashtëzakonisht të mira sa i përket votave për kandidatë kemi pasur probleme të vazhdueshme dhe po vazhdojmë me pas. Është më se e domosdoshme një reformë zgjedhore ose nëse nuk mundemi reformë zgjedhore atëherë të marrim masa. Është mirë që ti numërojmë rreth 700 kuti për me sjell vullnetin e njerëzve në vend”