KQZ-ja miraton pyetjen në fletëvotim dhe shtyn për dy ditë regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Prishtinë | 03 Pri 2024 | 16:23 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për zgjatjen e afatit deri me 5 prill 2024.

Ky afat pritej të përfundonte sot dhe sipas të dhënave jo përfundimtare të KQZ-së kanë aplikuar një numër simbolik për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës për votimin e 21 prillit, raporton Ekonomia Online.

KQZ-ja, mori vendim edhe për miratimin e përmbajtjes së fletëvotimi dhe pyetjes që do t’u parashtrohet votuesve me 21 prill në fletushkë.

Votuesve në katër komunat veriore do t’iu parashtrohet kjo pyetje: A pajtoheni që (emri dhe mbiemri i kryetarit të komunës) të largohet nga funksioni i kryetarit të Komunës (emri i komunës)?

Ndërkaq, te njoftimi për materialet në Depo të KKZ, në secilën komunë, u vendos që të mbahet për një ditë tjetër.

Të ngjashme