KQZ ndan 4.2 milionë euro për financimin e subjekteve politike

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 12:04 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbajti mbledhjen e radhës ku pikë e rendit të ditës ishte ndarja e fondeve për mbështetjen e subjekteve politike për vitin 2018.

Shuma e mjeteve që do t’iu ndahet subjekteve politike është 4.2 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Ndarja buxhetore prej 4.2 milionë euro për subjektet politike do të bëhet në bazë të ulësëve që posedojnë partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

Sipas kësaj përllogaritje më së shumti do të marrë Lëvizja Vetëvendosje pasi që ka shumicën parlamentare me 32 deputetë, pastaj LDK-ja me 23 deputetë, PDK-ja me 23 deputetë, AAK-ja me 10 deputetët si dhe Nisma me 6 deputetë.

 

Të ngjashme