Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë sot certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.
“Sot në ora 13:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës për Certifikimin e Rezultateve Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që janë mbajtur më 11 qershor 2017”, tha për Ekonomia Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Andaj nga sot koalicioni PDK-AAK-Nisma mund të fillojë diskutimet për krijimin e Qeverisë në afat prej 30 ditësh.
Në bazë të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve koalicioni PAN ka fituar 39 ulëse në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 32 ulëse, kurse në vendin e tretë është koalicioni i LAA me 29 ulëse.