KQZ: Nesër publikohen rezultatet përfundimtare

Prishtinë | 26 Nën 2017 | 15:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëdhënësi i Komisionit Qendrore të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një prononcim për media pas rinumërimit të ditës së sotme tha se rezultatet përfundimtare për Dragash, Rahovec, Prishtinë dhe Prizren do të dalin nesër.

“Pas këtij procesi të sotëm në QNR do të bëhet futja e të dhënave nga ky numërim dhe rinumërim për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash. KQZ do t’i shpallë këto rezultate gjatë ditës së nesërme”.

“Procesi i rinumërimit dhe numërimit është përmbyllur brenda pak orëve. Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare subjektet kanë afat 24 orë për ankesa që është procedurë ligjore”, ka thënë Elezi.

 

Të ngjashme