KQZ njofton për aplikim për akreditim në zgjedhje në veri

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, për afatet për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të
certifikuara do të përfundojë më 17 prill 2023.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-
së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Mediave) apo në vegzën direkte:
https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-
subjekteve-politike
  

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediave do të përfundojë më 18 prill 2023.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-
së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i
Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Subjekteve Politike) aponë vegzën
direkte:

https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/

Të ngjashme