Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet lokale që do të organizohen më 22 tetor do të votohet edhe përmes postes, për të cilën do të kenë mundësi votuesit që janë jashtë Kosovës të hedhin votën e tyre.
Ky institucion ka treguar se periudha e votimit përmes postës ka filluar ditë më parë.
Nga ky drejtim, KQZ ka ndërmarrë disa hapa për këta votues:
– Përmes postës janë dërguar zarfe (që përmbajnë fletëvotimin në Zgjedhjet për Kryetar dhe fletëvotimin në Zgjedhjet për Kuvend Komunal) dhe udhëzimet se si të plotësohen fletëvotimet. Numri i zarfeve që u janë dërguar votuesve jashtë Kosovës është: 10 mijë e 476, aq sa janë votues të regjistruar suksesshëm në periudhën e aplikimit për regjistrim.
-Gjithashtu, një pjesë e këtyre votuesve që aplikimin për regjistrim e kanë bërë përmes e-mail adresës, janë njoftuar edhe përmes e-mailit për këtë periudhë dhe detajet tjera të nevojshme.
Zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për “Indeksonline” tregon se periudha e votimit përmes postës përfundon më 20 tetor.
“Pra, deri në këtë datë fletëvotimet duhet të vijnë në fahun postar të KQZ-së” ka thënë Elezi.
Më poshtë keni edhe dokumentin ku mund të shihni se si mund të votohet përmes postes.