KQZ numëron 70,16 % të vendvotimeve, VV prin me më pak se 1 %

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 22:29 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) po vazhdon të publikojë, në faqen e saj zyrtare, rezultatet preliminare të zgjedhjeve që u zhvilluan sot.

Kur janë numëruar votat nga 1 787 vendvotime (70,16 për qind), Lëvizja Vetëvendosje prin me më pak se 1 për qind para LDK-së.

Kështu, VV ka 145 457 vota (26,03%); LDK-ja ka 141 665 vota ose 25,35%. Kurse, PDK është partia e tretë me 120 848 vota ose 21,63 për qind.

Rezultatet në kohë reale mund t’i shihni KËTU

Të ngjashme