Të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për rezultatin e votimeve të ditës së djeshme tregojnë se 915 fletëvotime janë më pak në kuti, se sa numri i nënshkrimeve në listat e votuesve.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ-ja shkruan kallxo.com, nga 97,83% e votave sa janë numëruar deri më tani në listat e votuesve janë nënshkruar 735 639 qytetarë. Ndërsa numri i fletëvotimeve në kutitë e votimeve është për 915 fletëvotime më i vogël, apo 734724.
Askush deri më tani nga zyrtarët e KQZ-së, nuk ka dhënë ndonjë sqarim për këtë dallim kaq të lartë në mes numrit të nënshkrimeve në listat e votuesve dhe numrit të fletëvotimeve nëpër kuti.
Tutje të dhënat e publikuara nga KQZ-ja, tregojnë se 1.872.941 votues të regjistruar të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 760 mijë qytetarë. Po sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, deri më tani janë numëruar votat në 2436 vendvotime, nga 2490 sa janë gjithsej, apo 97,83% të votave.
Po ashtu nga rezultate e deritanishme del se numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 51.817.